Lindi më 1943, në Perlat, Mirditë. Është internuar kur ishte 3 vjeç. I ati ishte pushkatuar, xhaxhanë, Zef Gjeta, e dënuan me 20 vjet burg dhe një xhaxha tjetër, Gjon Gjeta, e eliminuan me mbi 40 burra të tjerë, gjatë kalimit për në Jugosllavi. Më 22 prill 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Lezhë, Berat, Tepelenë, prej 30 marsit 1946 deri më 30 nëntor 1951.

Megjithatë në dëshminë e dhënë për en.kujto.al, Ndue dhe vëllai i tij, Mark Gjeta, kanë treguar që në vitin 1949, vetëm gjyshi dhe gjyshja e tij, shkuan në Tepelenë, ndërsa ata me motrën dhe të ëmën, i shpëtuan internimit në Tepelenë. Ai jetoi në Mirditë me familjen ku erdhi të jetonte pas burgut dhe internimit, edhe xhaxhai, Zefi.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.