Lindi në Shkodër, më 15 janar 1919. Me vendimin nr. 192, datë 20 korrik 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se “ka qenë eksponent i organizatës tradhtare Balli Kombëtar” dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 179.

I biri i Mirash Palit, lindur në Dushman, Shkodër. Ka studiuar në shkollën tregtare Vlorë. Internuar në Ventotene për demostratën e zhvilluar kundër pushtimit Italian për 2 vite. Ka qenë futbollist me ekipin e Vllaznisë në rolin mbrojtës. Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nuk ka pranuar asnjëherë të nderojë me dorën lart. Ka bashkëpunuar me krerët kryesor të malësive dhe klerit katolik. U vetëdorëzua në vitin 1945 mbas amnistisë që nxori PKSH. U arrestua dhe u gjykua për bindjet e tij të shprehura hapur kundër regjimit.

Documents

Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.