| Nesti Orollogaj | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Nesti Orollogaj |
| Birthplace: | Korçë |
| Date of Birth: | 1899 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 10/1/1946 |
| Sentencing: | 25 vjet Prison |
| Court: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Exile | |
| Date of Exile: | 1943 |
| End of Exile: | 10/1944 |
Tregtar, anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në vitin 1899, në Korçë. Më 1943 u internua në Itali, prej nga u kthye në tetor 1944. U arrestua më 10 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut të 1946-s kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 25 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 152
