Lindi më 1911, në Golaj, Kukës. Më 22 shtator 1950, me vendim nr. 1, Gjykata ushtarake e Shkodrës e dënoi për “bashkëpunim me diversantët“, me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Më 22 shtator 1986, me vendim nr. 85, Gjykata e Kukësit e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut, sabotim, shkeljen e dispozitave mbi valutën dhe arin, agjitacion e propagandë“, me vdekje dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për 5 vjet. Ari i konfiskuar, 53 monedha me vlerë 18501 lekë, kaluan në llogari të kooperativës bujqësore Golaj.

 

 

Source: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2201-
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.