Lindi në Përmet, në vitin 1890. Me vendim nr. 273, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor se ka marrë pjesë në një «organizatë tradhëtare, duke u vënë në shërbim të Sillogut duke bërë agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 27 tetor 1947.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 377
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.