Gruaja e Mufid Bej Libohovës, pianiste. Lindi në vitin 1886, në Danimarkë. I ati ishte ushtarak dhe gjatë luftës me rusët e bardhë u detyrua të largohej në Paris. Studioi për piano. Në stamboll, ku e kish dërguar i ati, u njoh dhe u martua me Mufid Bej Libohovën. Aty nga fundi i vitit 1908 ose fillimi i vitit 1909, mbërriti bashkë me të shoqin në Shqipëri. Ish-ministri i Brendshëm kishte një djalë me gruan e parë, Malikun, ndërsa me Ollgën i lindi Elmazi . Në vitin 1945, me urdhër të Petrit Dumes, familja e Mufid Libohovës u zhvendos në një stallë lopësh. Pasi jetoi për pesë muaj në të, Ollga u internua në Shijak. E braktisur nga familjarët dhe e ndarë nga djali që ndodhej në burg, danezja punonte në fushat misrit. Nga viti 1949 deri më 1958 jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës. Pas lirimi nga burgu të të birit, Elmazit, jetoi për disa kohë me të në fshat. Vdiq në dhjetor të vitit 1958, në moshën 77-vjeçare, dhe u varros në fshatin Zejmen.

 

Source: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.