Lindi më 16 prill të vitit 1893, në fshatin Hajmel të Shkodrës. U dënua tri herë. Më 1 prill 1948, Gjykata e Shkodrës e dënoi "për mosdorëzim fasulesh" me 1 vit heqje lirie. Më 27 maj 1953, Gjykata e Shkodrës i dha 3 vjet burg dhe punë të detyruar "për mosmbledhje luledielli". U dënua përsëri më 2 tetor 1945 nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës si "armik i popullit" me 5 vjet heqje lirie. Me dekretin nr. 229, datë 27 dhjetor 1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia uli dënimin në 3 vjet burgim.

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 601-602
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.