| Palok Ejëlli | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Palok Ejëlli |
| Fatherhood: | Tom |
| Birthplace: | Bërdicë, Shkodër |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 13/10/1947 |
| Charges: | "Organizim kryengritje në Bërdicë" |
| Judgment: | 13 tetor 1946. Gjyqi Ushtarak |
Bujk, lindur më 1885 në fshatin Bërdicë, Shkodër. I martuar me katër fëmijë dhe me një vëlla të pushkatuar nga regjimi, Lush Palokën. U arrestua më 13 tetor 1946. Gjyqi Ushtarak u zhvillua më 27 nëntor 1947, ku u gjykuan 22 të pandehur: i përfshirë në akuzën kolektive të Prokurorisë Ushtarake të Shkodrës në lidhje me Lëvizjen e Postribës si “inisjatorë të një organizate klandestine kundra pushtetit popullor. Duke krijuar lidhje me ‘kriminelët e luftës brenda e jashtë Shqipërisë: M. Bajraktarin, P. Previzin, Gj. Markagjonin’ me qëllim që të përgatitnin ndërhyrjen anglo-amerikane, duke nxitur të arratisurit për aksione dhe lëvizjen e 9 shtatorit”, u dënua në bazë të ligjës 372, neni 2, 3 për organizimin e kryengritjes në Bërdicë me 5 vjet heqje lirie e punë të detyruar.
