Tregtar. Lindi në vitin 1892, në Opar të Korçës, në një familje të kamur. Deri në vitin 1944 u mor me tregti. Ndihmoi luftën Nacionalçlirimtare. U arrestua më 22 shkurt të vitit 1951, me pretekstin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. U akuzua se gjatë kohës që kish banuar në Korçë ish përpjekur të formonte një parti me emrin «Partia Popullore». U pushkatua pa gjyq në mesnatën e 26 shkurtit 1951 pranë urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës. Vendimi për pushkatimin e tij u mor një ditë pas ekzekutimit, pra më 27 shkurt 1951 (shih vendimin nr. 64 të Gjykatës së Lartë). Disa ditë më vonë, më 2 mars 1951, me vendim të Kryeministrisë, familja e tij u dëbua nga Tirana në Fier.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 133.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.