| Pandi Kondi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pandi Kondi |
| Birthplace: | Berat |
| Date of Birth: | 1911 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 18/10/1974 |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 1 |
| Date of Decision: | 7/01/1975 |
| Court: | Gjykata Berat |
Lindi më 1911, në Berat. Më 31 dhjetor 1947, me vendim nr. 554, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi "se ka qenë iniciator në krijimin e Ballit Kombëtar Shqiptar në Berat, ka qenë i lidhur me agjentët Anglo-Amerikanët ku ju ka dhënë informata me karakter ushtarako-politiko ekonomik dhe ka pasur lidhje me kriminelët e arratisur" me vdekje, me humbjen përgjithmonë të të drejtave civile e politike dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu kthye në vuajtje me burg. Më 18 tetor 1974, e arrestuan sërish. Më 7 janar 1975, me vendim nr. 1, Gjykata Berat e dënoi "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" me 10 vjet burg.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 305
