Pandi Kristo | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Pandi Kristo |
Birthplace: | Korçë |
Date of Birth: | 1914 |
Trial | |
Charges: | "Faje kundër popullit e shtetit, dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake, nxitje të një shteti të huaj për luftë kundër vendit" |
Sentencing: | 20 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 1 |
Date of Decision: | 10/6/1949 |
Court: | Gjykata e Lartë |
Release Date: | 9/10/1963 |
Lindi në vitin 1914, në Korçë. Këpucar me profesion, pastaj ministër pa portofol, kryetar i Komisionit të Kontrollit në vitet e para të qeverisjes së komunistëve, i dënur dy herë, gjatë monarkisë dhe pushtimit italian të Shqipërisë. Pjesë e regjimit komunist deri në prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, u dënua jo për krimet e bëra, por si pjesë e një grupoi të sajuar me Koçi Xoxen në krye. Më 10 qershor 1949, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit e shtetit, dëmtim me vepra të fuqisë ushtarake, nxitje të një shteti të huaj për luftë kundër vendit» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 9 tetor të vitit 1963. Familja e tij u internua.
Source: F. 1, V. 2014, D. 19, f. 5-6.