Avokat. Lindi në Shkodër, më 1916. Studimet e larta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për veprimtari kundër pushtetit popullor dhe për tentativë arratisjeje për në Itali. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 180
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.