Pertef Karagjozi

Lindi më 1907, në Gjirokastër. Me vendimin nr. 187, datë 27 shtator 1947, të Gjykatës së Lartë Ushtarake u shpall fajtor si “iniciator i një organizate klandestine kundër pushtetit popullor; propagandë me anë të së cilës synonte të sabotonte reformat; lidhje me kriminelë lufte brenda dhe jashtë vendit duke u përpjekur të përgatisin kryengritje kundër pushtetit popullor; lidhje me sillogun e Janinës e Selanikut; lidhje me anglo-amerikanët dhe monarko-fashistët grekë duke i dhënë informata me karakter ushtarak, ekonomik e politik; nxitje të të arratisurve për të kryer aksione e atentate kundër pushtetit dhe njerëzve të tij”. U dënua me vdekje, me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave civile-politike. U ekzekutua më 10 tetor të vitit 1947.

 

AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 20, fl. 646; Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Sektori i Arkivit Shtetëror të Sistemit, nr. 1475/1 prot.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.