| Petraq Pekmezi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Petraq Pekmezi |
| Fatherhood: | Stavri |
| Birthplace: | Ohër |
| Date of Birth: | 15/5/1901 |
| Profession: | Inxhinier |
| Date of Death: | 12/11/1944 |
| Place Death: | Në breg të Lanës, pranë lagjes Ali Demi, Tiranë |
| Execution | |
| Data Ekzekutimit: | 12/11/1944 |
| Place of Execution: | Në breg të Lanës, pranë lagjes Ali Demi, Tiranë |
| Orderer / Executor: | Grup partizanësh |
Inxhinier. Lindi në Ohër, më 15 maj të vitit 1901. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Pogradec, ndërsa studimet e të larta për Inxhinieri Hidro-Teknike në Universitetin e Vjenës, nën kujdesin e të ungjit, Dr. Gjergj Pekmezit. Atje u zgjodh në organin drejtues të shoqërisë studentore «Albania». Gjatë viteve të studimit, u njoh dhe u lidh në martesë (më 1922) me studenten austriake Ketrin Morr, e diplomuar për Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve, më 1923 u kthye në atdhe dhe krijoi shoqërinë «Puntoria Pekmezi» me qendër në Korçë. Më 1928 shoqëria e transferoi aktivitetin në Tiranë. Pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, filloi punë si përkthyes i Gestapos. U pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës nga një grup partizanësh, më 12 nëntor të vitit 1944, në oborrin e shtëpisë së tij, në breg të Lanës, pranë lagjes «Ali Demi», sepse, me sa duket, ishte i vetmi dëshmitar, që kishte dijeni për marrëveshjen që prishi Enver Hoxha me gjermanët për këmbimin e tri vajzave naziste me të internuarit e kampit të Prishtinës, gjë që çoi në pushkatimin e 104 shqiptarëve të internuar në këtë kamp. Më 9 dhejtor 2009, Presidentit i Republikës e dekoroi me urdhërin «Nderi i Kombit».
