Petrit Berisha | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Petrit Berisha |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1930 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Charges: | «Anëtar i organizatës «Bashkimi Demokrat», |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Veprimtar politik. Lindi në Tiranë, në vitin 1930. U arrestua në vitin 1946 si anëtar i organizatës «Bashkimi Demokrat», të kryesuar nga Sami Qeribashi [shih]. Bashkë me Abdulla Berberin [shih], Parid Deranin dhe Akil Bashën kishin hedhur traktet e hartuar prej krerëve të kësaj organizate, ku bëhej thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. U dënua me 10 vjet heqje lirie. Ishte më i riu në burgun e Tiranës. U lirua në vitin 1951. U arrestua sërish më 1955 dhe u lirua më 1968.