Lindi më 1923, në Gjirokastër. Më 25 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "si kriminel lufte", "se ka bashkëpunuar me Ballin Kombëtar, ka qenë autor në arrestime dhe tortura të popullit të pafajshëm, si armik i popullit ka marrë pjesë me armë kundër ushtrisë së popullit. Në fillim ka qenë me lëvizjen, më vonë ka dezertuar duke u lidhur në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar, duke propaganduar për shtimin e rradhëve të saj". Për këto arsye u dënua me 20 vjet burg, 5 vjet punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave politike dhe qytetare për 5 vjet. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 325
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.