| Pjerin Guraziu | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pjerin Guraziu |
| Fatherhood: | Filip |
| Birthplace: | Shkodër |
| Date of Birth: | 1906 |
| Profession: | Ekonomist |
| Date of Death: | 26/2/1951 |
| Place Death: | Mënik, Tiranë |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
| Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 20/2/1951 |
| Charges: | “Terrorizëm dhe propagandë kundër pushtetit” |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 26/2/1951 |
| Place of Execution: | Mënik,, Tiranë |
Pjerin Guraziu i lindur në Shkodër më 1906. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën Tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef Finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë, ngjarje që njihet si “Bomba në ambasadën Sovjetike”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë i konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë edhe Pjerin Guraziun. Pavarësisht nga mungesa e çdo prove të fajit, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
