| Pjetër Çuni | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pjetër Çuni |
| Fatherhood: | Dom |
| Date of Birth: | 9/7/1914 |
| The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
Klerik katolik.Lindi në Shkodër, më 9 korrik të vitit 1914. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide në Romë. U shugurua meshtar më 23 mars 1940 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Pasi u kthye në Shqipëri, shërbeu në famullitë e maleve përreth Shkodrës: Reç, Lohe (Shkrel) e Rrjoll. Dha një ndihmesë të vyer për revistën dioqezane «Kumbona e së Djeles». U arrestua pa motiv në Rrjoll më 27 korrik 1948, prej nga u dërgua i lidhur në Koplik. Këtu, së bashku me Dom Lekë (Aleksandër) Sirdanin , i lidhën dhe i hipën mbi gomerë. I shëtitën kështu nëpër të gjithë qytetin, ndërsa i fyenin dhe akuzonin pareshtur. Në fund, më 26 dhjetor 1948, i hodhën të dy në një gropë septike dhe aty i mbytën duke i shtyrë me cfurk.
