| Pjetër Lorja | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pjetër Lorja |
| Birthplace: | Berdicë, Shkodër |
| Residence: | Berdicë, Shkodër |
| Date of Birth: | 1931 |
| Date of Death: | 2019 |
| Trial | |
| Charges: | "Tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Sentencing: | 20 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 98 |
| Date of Decision: | 17/12/1964 |
Lindi më 1931, në Bërdicë të Shkodrës. Më 17 dhjetor 1964, me vendim nr. 98, u deklarua fajtor për "tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe u dënua me 20 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.
U dënua bashkë me të vëllanë, Pashukun, sepse strehuan dikë që donte të arratisej që u kishte ardhur në shtëpi dhe nuk mund ta shkelnin besën, por ai u kap dhe i tregoi emrat e tyre. Pas gjyqit që u zhvillua në dhjetor, në shkollën 7-vjeçare të Bërdicës së Madhe, u dënua me 20 vjet burg.
Source: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 33-34
