Pjetër Mëshkalla | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Pjetër Mëshkalla |
Birthplace: | Shkodër |
Residence: | Shkodër |
Date of Birth: | 25/9/1901 |
Date of Death: | 28/7/1988 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
Sentencing: | 15 vjet Prison |
Court: | Gjykata Ushtarake e Granizonit të Tiranës, |
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 25 shtator të vitit 1901. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse të lartat në Linc (Austri), në Goricë të Sllovenisë dhe në Fakultetin e Filozofisë në Napoli (Itali). Më 1931 u shugurua meshtar i Shoqërisë së Jezuit në Shkodër dhe dha letërsi, gjuhë shqipe e filozofi në Seminarin Papnor. Më 1934 themeloi rrethin «Shën Gjon Bosco» për edukimin e rinisë dhe vazhdoi në Tiranë më 1937 në rrethin e «Shën Pjetrit». Në vitin 1945, regjimi komunist i kërkoi bashkëpunim. Por ai, jo vetëm që nuk pranoi, por në pretkun e mbajtur me rastin e vdekjes së Imzot Luigj Bumçit, demaskoi hapur regjimin. Për ketë arsye, më 1946 u arrestua. Pas një hetuesie të gjatë, më 18 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës, e dënoi me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave për pesë vjet, si një nga themeluesit e organizatës «Bashkimi Kombëtar» dhe për agjitacion e propagandë. Në po këtë gjyq u dënuan edhe Dom Shtjefën Kurti e Imzot Irine Banushi. Dënimin e vuajti në disa kampe pune dhe në burgun e Burrelit, prej ku dhe u lirua më 1961, por pa të drejtën e shërbimit si meshtar. Kur në Shkodër po zhvillohej "Revolucioni kulturor", ai i dërgoi një letër Mehmet Shehut dhe në fund i shkruante: "Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqsore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit". Ndaj, më 29 prill 1967, në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, u organizua një mbledhje për "demaskimin" e veprimtarisë së tij. Dhe më 19 korrik të po atij viti, me vendim nr. 44, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë për "agjitacion e propagandë". Pas lirimit më 1978, u internua në kampin e Vlorës. Vdiq me 28 korrik të vitit 1988. Është kleriku i parë që u dekorua më 1992 «Pishtar i Demokracisë».