Lindi në vitin 1898, në fshatin Shkozë të Spaçit. Më 15 janar 1945, në mes të natës, në stanin që familja e tij kish në mal, e rrethuan partizanët dhe i bënë thirrje të dorëzohej, por ai çau rrethimin dhe u largua. Të nesërmen në mëngjes, partizanët zbritën në Shkozë, nxorrën familjarët e tij nga shtëpia, rreth 40 vetë dhe, pasi ushtruan terror fizik e psikologjik mbi ta, i vunë zjarrin kullës. Përfitoi nga amnistia e shpallur në fillim të vitit 1946, dhe u mobilizua ushtar në Vlorë. Më 1951, familja e tij u shpall kulake. U arrestua në mars 1953. Dy muaj më vonë, i arrestua dhe të nipin, Zef Nikollin. I pushkatuan të dy, më 24 nëtor të vitit 1953, në breg të Zallit të Kirit, në Shkodër, me motivin e armëmbajtjes pa leje dhe se gjoja ishin vënë në shërbim të UDB-së jugosllave. I groposën po aty. Në vitin 1976, nga familja e madhe e Nikollë Markut arrestuan edhe tre persona të tjerë, Mati Zefin, Bibë Dodën dhe Pashk Gjergjin, që të tre për agjitacion e propagandë. U gjykuan me dyer të mbyllura dhe u dënuan respektivisht me 25, 20 e 15 vjet burg.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 213
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.