Pjetër Saraçi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Pjetër Saraçi |
Fatherhood: | Zef |
Birthplace: | Shkodër |
Residence: | Shkodër |
Date of Birth: | 3/3/1900 |
Profession: | Ekonomist |
Date of Death: | 2/10/1973 |
Djali i Zef Saraçit dhe Roza Gurakuqit. Bashkë me binjakun e tij, Gaspër, ndoqi kolegjin e Fretënve në Shkodër dhe vazhdoi studimet në Vjenë për Ekonomi. Pas studimeve, nisi punë si komisioner i pavarur për tregtarët e Veriut. Njohës i disa gjuhëve të huaja. Me vendosjen e regjimit komunist familja e tyre u godit si borgjeze dhe reaksionare. U torturua në hetuesi dhe u dënua me 4 vite burg dhe konfiskim pasurie. Vuajti dënimin në kampet e Bedenit dhe Orman-Pojanit ku punoi me bashkëvuajtësit në tharjen e kënetës së Maliqit dhe pësoi torturat e gardianëve. Pas daljes nga burgu u mor me punë krahu dhe punoi i pavarur për huatë shtetërore. Njihet për humorin e tij karakteristik që e trashëgoi dhe i biri, aktori Kolindo Saraçi.