Qemal Draçini | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Qemal Draçini |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 6/03/1922 |
Profession: | Shkrimtar,Kritik letrar,Pedagog,Publicist |
Date of Death: | 10/10/1947 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1938 |
Tortured: | Po |
Charges: | "Prej nderimit që gëzonte ndër intelektualët e kohës" |
Sentencing: | 1 vit Prison |
Release Date: | 1939 |
Second trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Shkrimtar, kritik letrar, pedagog, publicist. Lindi në Shkodër, më 6 mars të vitit 1922. Kreu Gjimnazin e Shkodrës, ku ra në kontakt me idetë komuniste. U arrestua më 1938, në moshën 15-vjeçare dhe u lirua një vit më vonë, më 1939. Dy vjet më vonë, u burgos në Mbreshtan. Në vitet 1941-1943 ndoqi studimet për Jurisprudencë në Firence të Italisë. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë, në institutin "Donika Kastrioti", e Shkodër, në Lice a Gjimnaz; më vonë në Ministrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore. Më 1944, së bashku me Myzafer Pipën, themeloi në Tiranë të përmuajshmen kulturoro-letrare "Fryma". U arrestua më 1946, pas lëvizjes së Postribës, "prej nderimit që gëzonte ndër intelektualët e kohës". Vdiq në burg nga torturat, më 10 tetor 1947. Pjesa më e madhe e veprës së tij u dogj e u asgjësua nga regjimi: familja e tij mundi të shpëtojë fare pak pjesë të kësaj vepre, e cila u botua më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës me titullin Era. Më 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen "Martir i Demokracisë". Më 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin "Qytetar Nderi".