Qenan Dibra | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Qenan Dibra |
Birthplace: | Dibër |
Date of Birth: | 1912 |
Profession: | Jurist |
Date of Death: | 3/07/1946 |
Trial | |
Date of Arrest: | 17/06/1946 |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 3/07/1946 |
Jurist, disident Dibër 1912 - Tiranë 3 korrik 1946. Data e ekzekutimit 7/3/1946. Kreu Liceun Francez në Korçë, i diplomuar në Paris për jurisprudencë. Punoi si specialist në Ministrinë e Jashtëme. Kryetar i grupimit opozitar Bashkimi Demokrat Shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, krijuar si shkrirje e tri grupimeve: atij të Legalitetit përfaqësuar nga Q. Dibra, i rezistencës S. Qeribashi dhe atij socialdemokrat M. Kokalari. Ky grupim opozitar zgjodhi si zë publik shkrimtaren e njohur Musine Kokalari, e cila i dorëzoi një memorandum shefit të misionit ushtarak britanik Palmer, për ndërhyrje të misioneve anglo-amerikane pranë Enver Hoxhës për garantimin e zgjedhjeve të lira demokratike. Programi demokratik i këtij grupimi ishte: legalizimi i opozitës, rivendosja e pluralizmit politik, respektimi i të drejtave të njeriut, zgjidhja e çështjes së Kosovës me plebishit në bazë të Kartës së Atlantikut etj. 1946: Dibra dhe bashkëpunëtorët e tij, bashkërenduan veprimin duke u ndërlidhur në Peshkopi me organizatën Bashkimi Demokratik krijuar nga Edip Tërshana dhe me deputetët e Shkodrës pjesmarrës në L.N.Ç. që do të goditeshin më pas. U dënua më 17 qershor 1946 bashkë me 37 intelektualë të tjerë, në gjyqin special kundër partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, si pjesë e grupimit opozitar që mori pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Me goditjen dhe shpërbërjen e këtij grupimi, përfundon etapa e legalizmit opozitar, në Shqipëri. Me vendim të formës së prerë, masa e dënimit kapital ndaj Qenan Dibrës dhe 9 bashkëpunëtorëve, u zbatua më 3 korrik 1946.