Lindi më 1921, në Polis të Librazhdit. Arratisur pas 1945, vrarë në përpjekje me Sigurimin e Shtetit në Kavajë. Me vendim nr. 529, datë 29 qershor 1993, Gjykata e Rrethit të Librazhdit vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në vitin 1947.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015),441

Qerim Muzhaqi, drejtues i Ballit Kombëtar, krah i djathtë i Nezir Muzhaqit. Mbasi Neziri arrestohet, në vitin 1945, Qerimi, aso kohe në moshën 24 vjeç, qëndron në arrati dhe nuk iu dorëzohet komunistëve, ndërkohë që familjen ia internojnë si fillim në Berat dhe pastaj në kampin famëkeq të Tepelenës. Qerimi u vra në përpjekje me Sigurimin e Shtetit në Kavajë. Lajmin për vdekjen e tij, familjarët e morën në vitin ’91, nga një familje kavajase që kishin asistuar në vdekjen e tij.  Pa një varr.
Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.