| Qerime Bome | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Qerime Bome |
| Fatherhood: | Ramadan |
| Birthplace: | Ersekë , Kolonjë |
| Date of Birth: | 1938 |
| Trial | |
| Charges: | «Tradhëti ndaj atdheut, në formën e arratisjes së ngelur në tentativë» |
| Judgment: | 6 tetor të vitit 1972, me vendim të Kolegjit Ushtarak të Tiranës |
Lindi në vitin 1938, në Ersekë të Kolonjës. Nga 1 gushti 1945 deri më 10 shkurt 1950 u internua në rrethin e Krujës. U arrestua në maternitet, teksa po lindte. Më 6 tetor të vitit 1972, me vendim të Kolegjit Ushtarak të Tiranës u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë «për tradhti ndaj atdheut mbetur në përgatitje, agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor». U lirua në vitin 1983.
Source: Vërtetim i gjendjes gjyqësore, Republika e Shq-ipërisë, Ministria e Drejtësisë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, 8. 10. 1992;
