Lindi në Elbasan, 1911. I biri i Sulejman Zdravës, që mori pjesë në luftën e Vlorës dhe më pas luftoi kundër andartëve grekë.  Fillimisht ishte ushtarak marine i shkolluar në Napoli. Më pas i kushtohet tregtisë.  Në 1939 formon shoqërinë "Zdrava & Deliallisi".  Duke qenë se ishte djali i një besniku të Zogut, i cili ishte arratisur nga Shqipëria në ditët e fundit të pushtimit gjerman në vitin 1944, ndaj tij nisi persekutimi i komunistëve. Arrestohet në 1946 si "armik i pushtetit". Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet përsëri në 1979, teksa vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdes si pasojë e torturave në hetuesi.

Mban titullin Qytetar Nderi i Beratit për kontributin e tij në zhvillimin e artit në qytet, duke qenë se solli i pari aparatin e kinemasë dhe u bë shembull qëndrese ndaj diktaturës.

Source: https://en.kujto.al/krimet-lista-30-te-pasurit-qe-u-vrane-dhe-grabiten-nga-regjimi-komunist/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.