Ramazan Habili | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Ramazan Habili |
Fatherhood: | Baz |
Birthplace: | Gjinaj-Habilaj, Kavajë |
Date of Birth: | 1896 |
Date of Death: | 17/6/1951 |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 17/6/1951 |
Lindi më 1896, në Gjinaj-Habilaj, Kavajë. Ka qenë fillimisht anëtar i çetës partizane të Pezës, pastaj (1943) kaloi me Ballin Kombëtar dhe u caktua komandant i forcave balliste për Kavajën. Më 3 korrik 1944, partizanët i dogjën shtëpitë, ai u kundërpërgjigj duke u djegur autorëve po atë numër shtëpish. Në nëntor 1944 e derisa vdiq, më 1951, qëndron në arrati me armë në dorë kundër regjimit komunist. Më 11 nëntor 1993, me vendim nr. 526, Gjykata Kavajë vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq nga forcat e diktaturës për arsye politike, më 17 qershor 1951. Më 25 mars 1946, me vendim nr. 210, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kavajës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë të të arratisurit», Ram Habili. Familja e tij më 1945 u internua në Berat e më pas në Tepelenë.