Lindi më 1899, në Shetel të Shijakut. Me vendim nr. 627, datë 23 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si "sabotator të pushtetit, duke strehuar kriminelë të arratisur" dhe e dënoi me 4 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Me vendim nr. 187, datë 27 shtator 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se "ka marrë pjesë në një grup kundër pushtetit popullor dhe ka pasur tendenca arratisjeje e sabotimi, ka krijuar lidhje me Sillogun" dhe e dënoi me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile e politike.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 232
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.