Lindi më 1914, në Korçë. Më 22 tetor 1946, me vendim nr. 300, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «reaksionar dhe sabotator të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 9 dhjetor 1954, me vendim nr. 149, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës për 5 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 340
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.