| Rasim Hoxha | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Rasim Hoxha | 
| Birthplace: | Gjirokastër | 
| Date of Birth: | 1878 | 
| Trial | |
| Date of Arrest: | 29/1/1945 | 
| Charges: | "Armik i popullit" | 
| Sentencing: | 5 vjet Prison | 
| Judgment: | Nr. 55 | 
| Date of Decision: | 2/9/1945 | 
| Court: | Gjykata Ushtarake Fier | 
| Second trial | |
| Charges: | "Ka qenë anëtar i grupit reaksionar të Muhamet Hoxhës, ka marrë pjesë në mbledhjet e fshehta, kanë marrë vendime, kanë bërë propagandë kundra pushtetit, ka sabotuar ligjet e Reformës”, | 
| Sentencing: | 3 vjet Prison | 
| Judgment: | Nr. 500 | 
| Date of Decision: | 18/10/1947 | 
| Court: | Gjykata Ushtarake Vlorë | 
| Release Date: | 1949 | 
Lindi më 1878, në Gjirokastër. Arrestuar më 29 janar 1945. Më 2 shtator 1945, me vendim nr. 55, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi “se si armik i popullit ka kryer këto faje: ka bashkëpunuar me anë të milicisë fashiste për të zhdukur Petro Sotën, ashtu siç u zhduk dhe këtë krim e ka bërë për të lehtësuar pozitën e tij për të shmangur pasojat për vajzën që ishte partizane,” me 5 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave për aq kohë. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 500, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi “se ka qenë anëtar i grupit reaksionar të Muhamet Hoxhës, ka marrë pjesë në mbledhjet e fshehta, kanë marrë vendime, kanë bërë propagandë kundra pushtetit, ka sabotuar ligjet e Reformës”, me 3 vjet burg, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. U lirua më 1949. Pasuria e tij u sekuestrua dy herë. Më 7 qershor 1945, me vendim nr. 52, Komiteti Ekzekutiv i Nën-prefekturës së Fierit, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të reaksionarit», Rasim Hoxha. Më 11 nëntor 1947, me vendim nr. 144, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundëshme të “armikut të popullit” Rasim Hoxha nga Gjirokastra».
 
  
 