| Reis Hasho | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Reis Hasho |
| Birthplace: | Gjirokastër |
| Date of Birth: | 1924 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 19/1/1946 |
| Charges: | "Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit" |
| Sentencing: | 30 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 5 |
| Date of Decision: | 2/7/1946 |
| Court: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
| Release Date: | 1/12/1962 |
Lindi në 1924, në Gjirokastër. Student në shkollën Tregëtare në Romë. Kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në lëvizjen Bashkimi Demokrat (grupi i Legalitetit). Arrestuar më 19 janar 1946. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit" me 30 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike baras me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Liruar më 1 dhjetor 1962.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 192
