Reshat Agaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Reshat Agaj |
Residence: | Vlorë |
Date of Birth: | 3/1944 |
Profession: | Kontabilist, veprimtar politik |
Date of Death: | 15/10/1981 |
Place Death: | Wiscon, SHBA |
Trial | |
Charges: | °Agjitacion e propagandë° |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Release Date: | 1949 |
Kontabilist, veprimtar politik. Lindi në mars të vitit 1914, në fshatin Ramic të Vlorës. Pasi kreu mësimet fillore në fshatin e lindjes, studioi në Shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1932 filloi në Bari Institutin e Kontabilitetit. U diplomua më 1936. Sapo u kthye nga Bari u emërua nëpunës tatimesh në Korçë. Më pas filloi punë në Bankën e Shtetit. Gjatë kohës së luftës u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar. Pas largimit të gjermanëve, mori një letër nga Hysni Kapoja, ku ai e siguronte se nuk do të kishte pasoja. Ndaj dhe nuk u arratis. Pas pak kohësh e mobilizuan në radhët e Brigadës 23 në Veri. Më vonë nisi punë si stenograf në gazetën «Bashkimi», por pas pak kohësh u arrestua pa asnjë shkak. Pasi u torturua për muaj me radhë në birucat e Ministrisë së Brendshme, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Pas lirimit më 1949, me ndihmën e miqve nisi sërish punë si stenograf, po këtë herë në gazetën "Zëri i popullit". Nuk kaloi shumë kohë dhe Kadri Hazbiu i përgatit kurthin: "Vëllai i Reshatit, Pertefi është arrestuar si armik që kërkonte të përmbyste pushtetin dhe gjyqi i ka dhënë dënim me vdekje." Pas torturave çnjerëzore dhe pas vendimit të gjyqit, Kadri Hazbiu realizoi takimin e Reshatit me të vëllanë e katandisur kockë e lëkurë, dhe e vuri para alternativës: "Ose na shërbe, ose vëllanë e pret plumbi». Një pjesë e të gjykuarve në të njëjtin grup me vëllanë ishin vrarë. Kështu, ai u detyrua të "arratiset" në perëndim, për të spiunuar të arratisurit, disa syresh të afërm të tij. Reshat Agaj pranoi, por sapo e nxorën jashtë, u dorëzua tek misioni amerikan dhe u tregoi për detyrën që i kishin ngarkuar. Vdiq më 15 tetor të vitit 1981 në Kinosha të shtetit Wisconsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u varros në Detroit.