Lindi më 22 shkurt të vitit 1937, në fshatin Çerem të Tropojës. Më 30 maj 1975, Gjykata e Tropojës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe me humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.

U dërgua në burgun e Spaçit. Në 16 nëntor 1982, kur ishte duke mbledhur disa trupa betoni për t'i çuar në galeri, qëllohet me armë nga një ushtar sepse ndodhej pranë disa tabelave që nuk duheshin kaluar, edhe pse nuk i kishte kaluar ato. Nuk i reziston dot plagës. Ishte baba i 7 fëmijëve. Familja i ka tërhequr eshtrat vetëm në vitin 1990.

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 9, F. 770-771
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.