Rexhep Jella | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Rexhep Jella |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1895 |
Profession: | Jurist |
Date of Death: | 1974 |
Trial | |
Date of Arrest: | 9/02/1945 |
Charges: | "Ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Roco, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me groshë duke i shitur në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftës së popullit shqiptar Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur nji gjindarm si roje" |
Sentencing: | 2 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 161 |
Date of Decision: | 1/11/1945 |
Court: | Gjykata Ushtarake |
Second trial | |
Date of Arrest: | 20/07/1947 |
Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor; ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve" |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 722 |
Date of Decision: | 25/12/1947 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Jurist, veprimtar politik. U lind në vitin 1895, në Tiranë. Mësimet fillore i kreu në qytetin e lindjes, kurse të mesmet në Stamboll. Më 1914 filloi studimet e larta për shkenca politike në Universitetin e Kembrixhit. Ishte pjesëtar i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Nga viti 1923 deri më 1937 ishte deputet. Deri më 1926 drejtoi prefekturat e Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe të Gjirokastrës. Në vitet 1929-1936 drejtoi Prefekturën e Tiranës, dhe, për një periudhë të shkurtër 1936-1937, Prefekturën e Durrësit. Pas luftës, u akuzua "si agjent i anglezëve dhe si nëpunës i lartë i Mbretërisë". U arrestua më 9 shkurt 1945, dhe më 1 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 161, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor se "ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Roco, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me groshë duke i shitur në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftës së popullit shqiptar Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur nji gjindarm si roje", dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 20 korrik 1947 u arrestua sërish, dhe më 25 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 722, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor; ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve", dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit. Vdiq në vitin 1974.