Lindi në Shkodër në vitin 1887. Intelektual dhe veprimtar i shquar u Lëvizjes Kombëtare në periudhët 1913-1944. Në fillim të vitit 1945 u zgjodh Kryetar u Komitetit Ekzekutiv të Qarkut Shkodër. Me 2 dhjetorit 1945, u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në parlamentin e ri ishte një nga drejtuesit e opozitës. Më 12 janr 1946, kur po mbahej mbledhja e katërt e kësaj asambjeje që kishte si rend dite zgjedhjen e Presidiumit të Asamblesë, Riza Dani kundërshtoi listën në emër të pesë deputetëve të Beratit nga Kahreman Ylli. Pas shumë debatesh, fitoi të drejtën për të paraqitur edhe ai një listë të re ku përfshiu Ibrahim Karbunarën, Aleksandër Xhuvanin, Kulë Kuqalin etj, por jo Enver Hoxhën. Më 21 janar 1946, kur po diskutohej projekt-rregullorja e asamblesë, replikoi me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen. Më 23 dhjetor Riza Danit dhe disa deputetëve të tjerë iu hoq mandati, ndërsa më 14 maj 1947 mbërrin vendimi i Byrosë Politike të firmosur nga Enver Hoxhaa, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi, ku urdhërohej arrestimi i dhjetë deputetëve dhe dënimi i tyre me vdekje. Akuzave të tjera iu shtua edhe ajo e organizimit të "Lëvizjes së Postribës”. Më 22 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, pushkatim, ndërsa në hetuesi kaloi turtura çenjerëzore. U ekzekutua më 7 shkurt 1948.

 

Source: Fondi 1, Viti 2013, Dosje 4, Faqe 763.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Letër bijës 6-vjeçare: Lidja ime e vogël, i kam para sysh lotët e tu...

Para pushkatimit/ Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij, ku i lë amanetet e Lexo më shumë

blank

Historia e deputetit Riza Dani. Amaneti: Më varrosni pranë vajzës, me shpresë vdes si burrë

Nga Kujtim Dani* Riza Dani pat lindur në Shkodër në një familje patriotike. Mbasi mbaroi Lexo më shumë

blank

Shkurt 1948, si u pushkatuan 7 deputetë opozitarë të regjimit komunist

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë Lexo më shumë