Lindi më 1885, në Vreshtas të Fierit. Më 21 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka derzertuar nga radhët e ushtrisë dhe është bërë pjesëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet kundër Ushtrisë Nacional-Çlirimtare", dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U lirua më 27 prill të vitit 1949.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 320
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.