Bashkëshortja e Fiqiriut,Dibër 10 korrik 1905 - Gjazë, Lushnje 4 maj 1974. U internua për hakmarrje politike, në kampet e punës nga: fabrika e Tullave në Tiranë, në qytetin e Beratit, dhe në kështjellën burg të Porto Palermos. Në Tepelenë e detyrojnë të transportojë lëndë: kalonte lumin e Bënçës me dru në shpinë. Strehimi i familjes vajza, Hana dhe djemtë, Tomori e Sazani në kazermë dhe baraka, në skamje, uri,të ftohtë ia dëmtuan shëndetin. U varros në fshatin Ngurrëz. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo Vlorë,Lushnjë, prej maj 14 maj 1945 deri më 15 maj 1959 dhe prej 16 maj 1959 deri më 4 maj 1974. Vdiq në internim, në Gjazë të Lushnjes.

Source: Geri Dine: intervistë pranë ISKK, 23 shtator 2013; Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994, f. 15; Fatbardha Saraçi Mulleti: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë: ISKK, Tiranë 2013, f. 157-160; AISKK, F 1. V. 2013. D 5/1. Fl. 369-370
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.