| Sadik Bekteshi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Sadik Bekteshi |
| Birthplace: | Shkodër |
| Date of Birth: | 10/1/1920 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1982 |
| Sentencing: | 25 vjet Prison |
| Exile | |
| Date of Exile: | 1975 |
Pjesëmarrës i Luftës anç, komandant i formacioneve partizane, drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake.Lindi më 10 janar të vitit 1920, në Shkodër. Kreu gjimnazin e qytetit. Më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Shkodrës. Në shtator të vitit 1943 u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm NÇ të Shqipërisë. Pas mbarimit të luftës, në shkurt 1945, u emërua për pak kohë shef i Kabinetit Ushtarak të Komandës së Përgjithshme. Kreu Akademinë Ushtarake «Frunze» (1945-1950) dhe më pas Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm «Voroshi-ov» (1954-1957) në Moskë. Më 1969-1974 u emërua drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake. Në dhjetor të vitit 1974 u përjashtua nga radhët e Ushtrisë dhe nga PPSH dhe më 1975 u internua bashkë me familjen në fshatrat e Beratit. U arrestua më 1982 dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 1990.
