Pjesëmarrës i Luftës anç, komandant i formacioneve partizane, drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake.Lindi më 10 janar të vitit 1920, në Shkodër. Kreu gjimnazin e qytetit. Më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Shkodrës. Në shtator të vitit 1943 u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm NÇ të Shqipërisë. Pas mbarimit të luftës, në shkurt 1945, u emërua për pak kohë shef i Kabinetit Ushtarak të Komandës së Përgjithshme. Kreu Akademinë Ushtarake «Frunze» (1945-1950) dhe më pas Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm «Voroshi-ov» (1954-1957) në Moskë. Më 1969-1974 u emërua drejtor i Institutit të Kërkimeve Ushtarake. Në dhjetor të vitit 1974 u përjashtua nga radhët e Ushtrisë dhe nga PPSH dhe më 1975 u internua bashkë me familjen në fshatrat e Beratit. U arrestua më 1982 dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 1990.

Source: Gjergj Titani, bekteshi, Sadik, në«Fjalor Enci-klopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 204.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.