| Sadri Ahmeti | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Sadri Ahmeti |
| Birthplace: | Vuthaj , Plavë |
| Date of Birth: | 23/3/1939 |
| Profession: | Poet, piktor |
| Date of Death: | 24/6/2010 |
| Place Death: | Tiranë |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1970 |
| Charges: | "Agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor" |
| Sentencing: | 4 vjet Prison |
| Court: | Gjykata Ushtarake e rrethit Tiranë |
| Release Date: | 1974 |
| Charges: | "Kishte skicuar karikaturën e Hrushovit" |
Poet, piktor. Lindi më 23 mars të vitit 1939, në Vuthaj të Plavës (Mali i Zi). Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pejë. Më 23 tetor 1957 u arratis në Shqipëri, ku nis dhe kalvari i tij. Sapo mbërriti, u internua në Fermën e Llakatundit për një vit. Më 1958 u dërgua në shkollën e mesme bujqësore në Kavajë, ku filloi vitin e tretë. Më 1959, meqë kishte vizatuar plakun e vitit të ri me arna në gjunjë dhe të ndenjura, u transferuan nga shkolla e Kavajës në shkollën e mesme bujqësore të Fierit. Aty u akuzua se kishte skicuar karikaturën e Hrushovit dhe u internua për 3 muaj në Çermë të Lushnjës. Në vitin 1960 u emërua agronom në Kutalli të Beratit. Nga viti 1962 deri më 1966 punoi në administratën e një ferme në Krujë. Mes viteve 1966-1970 u transferua si dizenjator i rrethit në shërbimet komunale. Në shtator të vitit 1970 fitoi konkursin në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të Bukura), dega Pikturë, por dy muaj më vonë u arrestuan për agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor. U dënua nga Gjykata Ushtarake e rrethit Tiranë me 4 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në kampin e Spaçit. U lirua më 1974, dhe u internua në fshatin Balëz të Elbasanit, ku punoi si puntor krahu deri në vitet ’90-të. Pas rënies së komunizmit, përfundoi studimet e lëna përgjysmë në Akademinë e Arteve. Vdiq më 24 qershor të vitit 2010 në Tiranë.
