Lindi më 1913 në Derjan, Mat. U arrestua më 29 mars 1946 dhe u lirua më 3 dhjetor 1952.

Source: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2450

Lindi më 1 gusht 1913. Pas mbarimit të ciklit të ulët të studimeve në Burrel, ai dërgohet për studime në Itali, në Kolegjin Ushtarak të Romës, ku përfundon Maturën në vitin 1936. Pas diplomimit nga Akademia ushtarake e Modenas, me gradën nëntoger, Saliu kryen studimet pas universitare në Parma, duke u specializuar në armatën e tankeve. Në vitin 1940, ai kërkon që ta caktojnë për të kryer shërbimin ushtarak në Shqipëri, nga ku e caktojnë në Tiranë. Në vitin 1941, kur nazistët pushtojnë Greqinë, Doda së bashku me oficerët dhe ushtarët shqiptarë kapen rob në ishullin e Kretës. Doda akuzohet për dezertim nga fronti i luftës dhe tradheti e lartë ndaj Italise fashiste, ku dënohet me 6 vjet burg në burgun e Gaeta-s në Itali. Në vitin 1943 arratiset nga burgu dhe pas 22 ditëve udhëtim në këmbë arrin t’i bashkohet forcave aleate amerikane. Në Korrik të vitit 1944 Sali Doda, sëbashku me disa ushtarakë të tjerë amerikanë, vijnë në Shqipëri me misionin Perry Unit. Enver Hoxha, e mirëpret në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare, por kur merr vesh që ai është shqiptar ndërron menjëherë qëndrim duke e ndaluar atë që të niset me misionin Perry në veri. Që prej vitit 1944, Doda luftoi në brigatën e 7 dhe brigadën e 22 sulmuese në luftën e zhvilluar në Shkodër, Mal të Zi, Bosnje dhe Kosovë. Në vitin 1946, agjentë të sigurimit e arrestojnë. Akuza e regjimit kundër tij ishte "Organizator dezertimesh në ushtri", "sjellje jo të mirë gjatë luftës Nacional Clirimtare", "është përpjekur të rrëzojë pushtetin me dhunë" dhe "është agjent Anglo-Amerikan në Shqipëri". Në bazë të këtyre akuzave, dhe në mungesë totale të provave dhe fakteve, N/Toger Sali Doda dënohet nga gjykata e lartë ushtarake e diktaturës komuniste me 10 vjet burg si “Armik i Popullit”. Pas përfundimit të burgut, Doda e kaloi jetën e tij në Burrel duke punuar në fermë. Në janar të vitit 1987 Sali Doda u shua në moshën 74 vjeçare. Presidenti i Republikes e dekoron me titullin “Nderi i Kombit” me nr. dekreti 10231, dt 28 Prill 2017 me motivacionin: “Për figuren e tij të ndritur si ushtarak dhe atdhetar, i sulmuar egërsisht nga diktatura komuniste, duke qëndruar denjësisht dhe pa u thyer përballë presioneve në burgjet e diktaturës”.
Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.