Lindi në vitin 1883, në Këlcyrë. U arrestua më 4 shtator 1947. Më 17 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në një organizatë tradhtare që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, vënie në shërbim të Sillogut Grek, dhënie e informatave sekrete dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit", dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U pushkatua më 14 maj të vitit 1948.

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 641/1-642
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.