Lindi më 1911, në Bitinckë, Korçë. Ka vuajtur internim dhe dëbim për motive politike. Bashkëshorti i saj, Fuat Kulla është ekzekutuar nga regjimi komunist. Me vendim nr. 22, më 8 prill 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 mars 1951 deri më 10 mars 1954.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 374.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.