Lindi më 4 tetor të vitit 1930, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Punoi në bujqësi dhe në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve si druvar. U arrestua më 25 mars të vitit 1963. Më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Qarkut Durrës, Dega Elbasan, e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë «për krimin e agjitasjonit dhe propagandës kundër Pushtetit Popullor». U intrenua familjarisht më 27 korrik 1977 në Polis të Librazhdit, për shkak të dënimit të djemve të tij, Vilsonit dhe Bedriut. U lirua në gusht të vitit 1987.

 

 

Source: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Ti-ranë, 2011, f. 133, 137, 147-151; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 188.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.