Sami Kupi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sami Kupi |
Fatherhood: | Shaban |
Birthplace: | Krujë |
Date of Birth: | 1927 |
Trial | |
Charges: | "Armik të popullit, si nipi i Abaz Kupit dhe i biri i B. Kupit, ka qenë i frymëzuar me ndjenja anti pushtetit popullor, ka marrë vendime për atentate kundër njerëzve të frontit" |
Sentencing: | 7 vjet vjet Prison |
Judgment: | Nr. 320 |
Date of Decision: | 2/8/1946 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Beratit |
Second trial | |
Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 77 |
Date of Decision: | 27/7/1981 |
Court: | Gjykata e Krujës |
Exile | |
Date of Exile: | 1959 |
End of Exile: | 1964 |
Lindi në vitin 1927, në Krujë. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit», se «si nipi i Abaz Kupit dhe i biri i B. Kupit, ka qenë i frymëzuar me ndjenja anti pushtetit popullor, ka marrë vendime për atentate kundër njerëzve të frontit», dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar. Me dekret dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, u internua në Gjazë të Lushnjës. Më 27 korrik 1981, me vendim nr. 77, Gjykata e Krujë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 386