Lindi në vitin 1927, në Krujë. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit», se «si nipi i Abaz Kupit dhe i biri i B. Kupit, ka qenë i frymëzuar me ndjenja anti pushtetit popullor, ka marrë vendime për atentate kundër njerëzve të frontit», dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar. Me dekret dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, u internua në Gjazë të Lushnjës. Më 27 korrik 1981, me vendim nr. 77, Gjykata e Krujë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 386
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.