Sami Rrepishti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sami Rrepishti |
Birthplace: | Shkoder |
Residence: | Shkoder |
Date of Birth: | 06/04/1925 |
Profession: | Pedagog |
Trial | |
Date of Arrest: | 22/10/1946 |
Tortured: | Po |
Charges: | “agjitacion dhe propagandë kundër shtetit” |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Investigator: | Shyqyry Çoku |
…Profesor Sami Repishti u lind në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925. I ati ishte figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar.Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën “Oso Kuka” dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës, ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste.
Më 1942 mbaron maturën.Merr pjesë në një konkurs në Tiranë për studime të larta jashtë shtetit.112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. Mbas 2 ditëve, mësoi se e ksihte fituar bursën nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences.
Me mbërritjen në atdhe më 1943 shkon të verojë në Repisht, prej ku kishte origjinën familja e tij. Prejse strehoi një nip të tijin që kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojnë të atin dhe e torturojnë duke vdekur prej hemoragjisë më dt. 29 shtator 1943. Samiu duke qenë i pari i shtëpisë detyrohet t’i sigurojë bukën familjes.
Punon në Sektorin e rindërtimit me të hyrë në pushtet regjimi i ri.Themelon me shoqërinë e tij një Organizatë të Rinisë Demokratike,shpërndanë trakte dhe i dorezuan një Memorandum një deputeti anglez që vizitoi Shkodrën dhe ndihmonin familjet e të arratisurve. Në maj të 1946 mori pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi. Ishte data 22 tetor 1946, kur e arrestojnë forcat e sigurimit në vendin e punës me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Për 14 muaj, iu nënshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kolë Prelën. Dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, në burg do shoqërohej me P. Çiprian Nikën dhe vëllanë e prof. Kolës, Markun. Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh, dhe më tej në kampin e Vloçishtit, në Beden të Kavajës më 1948. Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor.
Mbas daljes nga burgu më 1956 punoi javën e parë si pastrues i barit të keq në stadium, javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike. Kështu e gjeti edhe viti 1956. Më vonë si ndihmës karpentier deri në ditën e arratisjes, 22 gusht 1959. Në Jugosllavi izolohet; lirohet nga izolimi në prill 1961dhe punësohet përkohësisht (ndërkohë studion serbokroatishten dhe anglishten.) Por shumë shpejt (qershor 1961), përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci.
Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. Qëndroi në Trieste, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku në tri javë fitoi të drejtën e azilit politik. Mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s dhe Latina–s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigroi për në ShBA. Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të “Vatrës“, ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit, Imzot Nolin. Fitoi qytetarinë (citizenship) amerikane më 1968. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977). Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane. Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, New York, koordinator i programit për studime të avancuara, versity, Adelphy, Garden Lice-UniCity, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm. Udhëtimin e vetëm në Kosovën e cliruar e realizoi në prillin e 2000(kjo është biografia zyrtare)