Lindi në Tiranë, më 1915. U arrestua më 26 korrik 1945, dhe më 2 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi "armik të popullit" dhe "kriminel lufte" dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike. U ekzekutua më 5 tetor të vitit 1945.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 243
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.