Klerik i lartë musliman, drejtor i Medresesë së Tiranës, myfti i Gjirokastrës dhe Durrësit.Lindi në fshatin Myhejan të Malësisë së Gjakovës, më 1899. Në vitet 1918-1922 kreu Medresenë e Gjakovës. Studimet e larta teologjike i kreu më 1929 në Universitetin e Stambollit. Pas kthimit në atdhe, filloi punë si imam në Tropojë. Në fund të vitit 1944 u arrestua dhe u mbajt në hetuesinë e Kukësit. Në krye të tre muajve u lirua për mungesë provash. Pas lirirmit, Komuniteti Musliman Shqiptar e caktoi myfti në Gjirokastër, sepse në Tropojë përbënte "rrezikshmëri shoqërore". Aty shërbeu për pak kohë, sepse duke u kthyer për në shtëpi, u arrestua për së dyti në Durrës.Prej këtu u dërgua në burgun e Tiranës, dhe u dënua "si armik dhe kundërshtar i reformës së pushtetit popullor". Gjatë hetuesisë iu bënë tortura nga më çnjerëzoret dhe të turpshmet. Të gjitha dorëshkrimet dhe librat iu konfiskuan dhe dogjën. Me t’u liruar nga burgu, u emërua drejtor i Medresesë së Tiranës dhe më vonë si mësues kujdestar. Pas politizimit të programit të Medresesë, u largua nga arsimi dhe deri më 1967, kur u pezullua e gjithë veprimtaria fetare në Shqipëri, shërbeu si myfti në rrethin e Durrësit. Vdiq në korrik të vitit 1969.

Source: «100 personalitete shqiptare të kulturës islame: Shekulli XIX-XX», Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, F. 226-228
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.